Get Adobe Flash player

Kompleksi hotelier "Dajti" është madhështor sa vet emri që mban!

Kompleksi hotelier "Dajti", është hapur në qershor të vitit 2008, në fshatin Gërmovë të Vitisë, nga Mehmet (Nebih) Selmani nga Sadovina e Jerlive dhe është konsoliduar vazhdimisht, në përputhje të plotë me kërkesat e klientëve.

Tradita familjare në biznes, serioziteti dhe përkushtimi i pronarit dhe personelit, e ka bërë joshës dhe të njohur këtë vend, jo vetëm në komunën e Vitisë, por edhe më larg. "ë"Dajti"ë" tanimë ka bërë emër në botën e hotelerisë elite duke ndjekur trendet e fundit të këtij lloj biznesi.

Te "ë"Dajti"ë", në çdo kohë, do të gjeni kënaqësinë dhe do të përjetoni çaste të paharrueshme relaksi e pushimi. Ne shquhemi për mikëpritjen e ngrohtë të nikoqirit fantastik dhe stafit profesional, për shërbim të shpejtë dhe kulmimant, për kualitet të lartë dhe të garantuar të ushqimit, për menynë e pasur nga kuzhina kosovare dhe evropiane, si dhe për ambientin e rehatshëm.

Hapësirat e "Dajtit"ë", me një arkitekturë unike, janë komode dhe me kushte të përshtatshme në çdo stinë të vitit-gjatë verës do të gjeni freskun nga air-kondicionerët, kurse gjatë dimrit të ngrohtin nga ngrohja qendrore.

Kompleksi hotelier "ë"Dajti"ë" i plotëson të gjitha standardet dhe është i përshtatshëm për të gjitha manifestimet publike, kremtimet zyrtare, ahengjet familjare dhe aktivitetet tjera.

Prioritet e kemi ofrimin e rehatisë maksimale për mysafirët, duke u kujdesur për çdo detaj, në mënyrë që qëndrimi juaj tek ne të jetë i këndshëm.