Salla e dasmave "Dajti 1"

E përshtatshme dhe ekskluzive, me meny të begatshme, sipërfaqe të mjaftueshme deri 500 ulëse të rehatshme dhe pamje mahnitëse. Salla për dasma dhe ahengje "DAJTI 1" posedon dy apartmane, klimatizim dhe ventilim profesional, ngrohje qendrore, sherbime te shpejta dhe profesionale dhe mbi të gjitha një peisazh të bukur nga natyra.

Salla e dasmave "Dajti 2"

E përshtatshme dhe ekskluzive me meny të begatshme, sipërfaqe të mjaftueshme deri 550 ulëse të rehatshme dhe pamje mahnitëse. Salla për dasma dhe ahengje "DAJTI 2" posedon dy apartmane, klimatizim dhe ventilim profesional, ngrohje qendrore, shërbime të shpejta dhe profesionale dhe mbi të gjitha një peisazh të bukur nga natyra.

Restoranti

Salla e restorantit për ushqim dhe pije me 280 metra katrorë dhe me kapacitet prej 100 ulëseve ofron kushte shumë të përshtatshme dhe mundësi të pakufizuara për qëndrim të rehatshëm me shërbime kulminante si dhe meny të pasur me ushqime nga skara, pizza, sandwich, pasta, specialitete nga kuzhina kosovare dhe evropiane si dhe deserte e pije të ftohta dhe të ngrohta. Kuzhinierët tanë janë të dëshmuar dhe me përvojë të gjatë në hoteleri, kurse stafi tjetër profesional në cdo kohë ju ofron shërbim të shpejtë dhe miqësor.

Veranda

Gjatë ditëve të ngrohta mund të pushoni në verandën me pamje nga paisazhi natyror 100 % i gjelbëruar, me kapacitet prej mbi 100 ulëseve dhe me fontanën që e zbukuron akoma më shumë ambientin dhe që i jep kuptim pushimit tuaj.

Wi-Fi

Rrjeti pa kabëll i internetit Wi-Fi me cilësi të lartë, funksionon non-stop me shpejtësi maksimale.

Pika e karburanteve

Në kuadër të Kompleksit "Dajti" funksionon edhe pika e karburanteve "DAJTI-Petrol", e cila ofron derivate të cilësisë së lartë, me çmime të arsyeshme, e pajisur me teknologjinë më bashkëkohore.